
Mançester Siti duket se po hyn në një krizë rezultatesh. Si asnjëherë më parë në karrierën e tij, Pep Guardiola ka pësuar katër humbje radhazi. Një statistikë në dukje e pabesueshme, por që është produkt real i 4 sfidave të fundit të Mançester Sitit. Ndërkohë në historinë e klubit anglez, hera e fundit kur pësonte 4 humbje rresht daton në vitin 2006.
“Qytetarët” janë mposhtur sot nga Brajtoni në kampionat, këtë herë me shifrat 2-1. Me këtë humbje, ekipi i Guardiolës i jep mundësinë Liverpulit të shkëputet në krye të renditjes./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news