
Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili i ftuar në studion e News 24, tha se hapi i sotëm i opozitës me krijimin e federatës është përgjigja për mazhorancën aktuale, e cila për të nuk është e konsoliduar për sa kohë blen masivisht votat.
“Nuk më duket një mazhorancë e konsoliduar mua. Në raportet e DASH meqë patëm mundësinë të kishim edhe emisarin më të lartë, në raportin e fundit është pasqyruar shitblerja masive e votave, përdorimi i administratës dhe i fondeve publike dhe përfshirja e grupeve kriminale.
Pse një mazhorancë e konsoliduar blen, kriminalizon zgjedhjet. Kjo administrata që shpërdoron miliona. Në 2011, kur unë isha ministër jemi detyruar të merrnim makina me qira duke përdorur fondet e partive. Raportet e OSBE flasin të qartë në momentin që Rama mori pushtetin i vetëm. Përgjigja ndaj mazhorancës është ajo që u nënshkrua sot”, tha ai.
[embedded content]
Vasili u ndal edhe tek masa ndaj Sali Berishës, sipas të cilit drejtësia përdori standarde të dyfishta. “SPAK-u ka thirrur shumë njerëz. Kemi shkuar si persona që kanë dijeni. Ndërsa Edi Rama e ka thënë vetë ka firmosur fap-fap dhe ato firma kanë rezultuar afera korruptive të tmerrshme. Është fakt që ka dy standarde. Pyetja është që ky njeri me fap-fap-fap pse nuk shkon. Afera e inceneratorit të Tiranës ka dalë sheshit dhe këta as thirren.
Destinacionin e klubin Partizani e ka ndryshuar Edi Rama me firmë dhe nuk është thirrur as për tu pyetur, ndërsa Berisha që ka certifikuar veprimin e Edi Ramës është nën arrest. Është e qartë se ka dy standarde. Ju bën përshtypje që Ilir Beqaj është me akuzë është i lirë, ndërsa Sali Berisha është pa akuzë dhe është në arrest shtëpie. E mbani mend kur u kërkua arresti i Saimir Tahirit? Në SPAK apo në Parlament? Jo vetëm që nuk u miratua arresti me burg, por u miratuan masa të tjera”, u shpreh më tej Vasili.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co