
Delegacioni i Serbisë në Këshillin e Evropës ka dorëzuar një amendament ku kërkon shtyrjen e pranimit të Kosovës, i cili do të diskutohet nga Asambleja Parlamentare e KiE.
Amendamenti nëntë ndryshon tekstin në mënyrë që Kuvendi të kërkojë nga Komiteti i Ministrave që të shtyjë vendimin për kërkesën për anëtarësim të Kosovës.
“Prandaj Kuvendi i rekomandon Komitetit të Ministrave që të shtyjë vendimin për aplikimin për anëtarësim derisa Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara të përcaktojë apo miratojë përfundimisht statusin e Kosovës”, thuhet në amendamentin e propozuar nga anëtarët e delegacionit serb.
Në tekstin që do të diskutohet me amendamentin 14, propozohet të shkruhet se Kosova duhet të ftohet për anëtarësim “pasi të zbatohen të gjitha nenet e Marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit, duke përfshirë themelimin e Asociacionit”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se beson se me përpjekjet e Francës, vendimi për pranimin e Kosovës në Këshillin e Evropës mund të shtyhet më 16 maj në mbledhjen e Komitetit të Ministrave.
Në njërin prej amendamenteve, nën numrin dy, kërkohet fshirja e paragrafit të tretë të rekomandimit, ku thuhet: “Kuvendi njeh progresin që ka bërë Kosova në fushën e të drejtave të njeriut, demokracisë dhe sundimit të ligjit dhe vlerëson progresin e bërë nga qeveria aktuale, duke përfshirë luftën kundër korrupsionit dhe partneritetin civil për çiftet e të njëjtit seks”, raportoi media serbe Danas.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co