
Kosova ka bërë hapin e parë drejt anëtarësimit në Këshillin e Europës.
Në lidhje me këtë zhvillim, ka reaguar kryetarja e parlamentit të Shqipërisë Lindita Nikolla. Kjo e fundit shprehet se Shqipëria do ta mbështesë Kosovën deri në anëtarësimin e plotë në KiE.
“Kosova, një hap më pranë Këshillit të Evropës
Komiteti për Çështje Politike dhe Demokraci i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës miratoi sot raportin dhe rekomandoi anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
Në emër të Kuvendit të Shqipërisë, përshëndes këtë sukses të merituar të Kosovës dhe rikonfirmoj angazhimin tonë për të vijuar mbështetjen për Kosovën deri në anëtarësimin në KiE, në organizata të tjera ndërkombëtare, shtimin e njohjeve dhe rritjen e kontributit të Kosovës në marrëdhëniet dhe zhvillimet ndërkombëtare”, thuhet në reagimin e kryetares së parlamentit, Lindita Nikolla.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co