
Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani ka dalë në konferencë për media pas vendimit për të mos u kthyer në fushë ndaj Rumanisë. Qendërmbrojtësi kosovar i bëri thirrje UEFA-s që të ndërmarrë masat e nevojshme.
“Sonte ka pasur ofendime dhe thirrje raciste gjatë gjithë ndeshjes. Kemi kërkuar tri herë të marrin masa. Ne kemi shkuar në dhomat e zhveshjes, situata është përkeqësuar edhe më shumë. Për këtë arsye kemi vendosur të mos kthehemi në fushë. Bëj thirrje UEFA-s dhe FIFA-s të ndërmarrin masat e nevojshme. Vendi ynë ka një të kaluar të vështirë. Ka pas luftë, masakra dhe nuk ka qenë e lehtë të arrihet këtu. Kosova është Kosovë dhe kështu do të mbetet”, tha Rrahmani.
PANORAMASPORT.AL