Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Mirlind Daku zhvilloi një paraqitje fantastike ndaj Lokomotivës së Moskës, ku kaloi dy futbollistë dhe portierin për të asistuar në fund për bashklojtarin e tij, Valentin Vada.
Megjithatë, asistimi i Dakut për mesfushorin argjentinas, nuk i ka mjaftuar Rubin Kazanit që të marrë pikët e plota, pasi barazuan në shtëpi me rezultat 1-1, në ndeshjen e 25-të të elitës së futbollit të Rusisë.
Daku asistoi në minutën e 21-të, ndërsa skuadra e tij pësoi gol në minutën e 43-të.
Daku e kompletoi ndeshjen, ndërsa shqiptari tjetër te Rubin, Dardan Shabanhaxhaj luajti deri në minutën e 67-të.
Sulmuesi i Shqipërisë u shpall lojtari i ndeshjes, ndërsa edhe nga SofaScore u vlerësua me notën 7.7.
Për sa i përket Mario Mitajt, mbrotjësi shqiptar nuk ishte i disponueshëm në këtë derbi me Dakun për shkak kartonash.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co