Kontratat milionere me arabët, Xherard Pike përfundon si i hetuar në gjykatë

kontratat milionere me arabet xherard pike perfundon si i hetuar ne gjykate
kontratat milionere me arabet xherard pike perfundon si i hetuar ne gjykate

Prokurori që po heton kontratën që solli marrëveshjen e zhvillimit të Superkupës së Spanjës në Arabinë Saudite ka thirrur si të pandehur ish-lojtarin e Barcelonës Xherard Pike më 14 mars, të cilit Guardia Civile (policia spanjolle) i përcaktoi një rol aktiv si ndërmjetës midis Federatës Spanjolle të Futbollit dhe një kompanie saudite.



Gjyqtarja përgjegjëse e Gjykatës Hetimore numër 4 në Mahadahonda (Madrid) ka nxjerrë një vendim, në të cilin ka pasur akses agjencia spanjolle e lajmeve “EFE”, në të cilin thërret ish-lojtarin atë ditë në çështjen në të cilën po heton edhe ish-presidentin e federatës, Luis Rubiales.

Sipas “SER”, nga ana tjetër, gjyqtarja në fjalë, Delia Rodrigo, nuk i ka atribuuar ndonjë krim specifik ish-lojtarit të Barcelonës.

PANORAMASPORT.AL

dsaadmin

Learn More →