
Ministri i Jashtëm izraelit, Israel Katz, deklaroi se Izraeli do të kërkojë të ndalojë Agjencinë e OKB-së për Refugjatët Palestinë (UNRWA) nga operimi në Gazën e pasluftës, duke thënë se “nuk do të jetë pjesë e së nesërmes”.
Kjo pason akuzat se anëtarët e stafit të saj ishin të përfshirë në sulmet e 7 tetorit në Izrael.
Në një postim në platformën ‘X’, Katz shprehet duke “lavdëruar qeverinë amerikane për vendimin e saj për të ndërprerë financimin” për UNRWA. “UNRWA përjetëson çështjen e refugjatëve, pengon paqen dhe shërben si një krah civil i Hamasit në Gaza”.
Dje një zyrtar izraelit deklaroi se Izraeli ndau informacione për 12 punonjës të dyshuar të përfshirë në sulmet e 7 tetorit si me UNRWA ashtu edhe me SHBA, duke mos dhënë shumë detaje.
Marrëdhëniet e Izraelit me OKB-në janë përkeqësuar muajt e fundit, pasi zyrtarët e lartë të organizatës dënuan vazhdimisht qasjen ushtarake të vendit ndaj luftës në Gaza.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co