Konfirmohet pjesëmarrja e Bislimit në takimin e Brukselit, Kadiu: Ja ku do të jetë fokusi i agjendës

konfirmohet pjesemarrja e bislimit ne takimin e brukselit kadiu ja ku do te jete fokusi i agjendes
konfirmohet pjesemarrja e bislimit ne takimin e brukselit kadiu ja ku do te jete fokusi i agjendes

BE-ja e ka konfirmuar takimin e radhës Kosovë-Serbi që pritet të mbahet të martën, ku do të diskutohet çështja e dinarit në nivel kryenegociatorësh. Pjesëmarrja në takim është konfirmuar nga kryenegociatori, Besnik Bislimi.
Klisman Kadiu, këshilltar i Besnik Bislimit përmes një shënimi në Facebook ka thënë se në fokus të agjendës së diskutimeve do të jetë avancimi i zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit.

“Pas takimit të 5 marsit të javës së kaluar me emisarin Lajçak, zëvendëskryeministri Bislimi ka pranuar një ftesë nga ai, për takimin e radhës në kuadër të procesit të dialogut, në nivel kryenegociatorësh, për të martën e ardhshme. Ftesa potencon si fokus të agjendës së diskutimeve avancimin e zbatimit të Marrëveshjes në rrugën drejt normalizimit si dhe Aneksin Zbatues”.

Kadiu ka thënë se Kosova u përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat çojnë përpara finalizimin e procesit të dialogut. “Kosova i përgjigjet pozitivisht ftesave të cilat kanë për qëllim përqendrimin në rrugën përpara e zbatimin e marrëveshjeve në kuadër të procesit të dialogut, të cilat duhet të çojnë drejt normalizimit të marrëdhënieve dhe finalizimit të procesit. Qasja jonë konstruktive duhet të njihet me konstruktivitet e bashkëpunim dhe nga pala tjetër”, ka shkruar Kadiu.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →