Ka përfunduar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, ndërsa kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali në një reagim në Facebook thotë se është arritur një konsensus në këtë mbledhje të parë.
Sipas saj, shpreson që ky konsensus të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit parlamentar.
“Në Konferencën e Kryetarëve miratuam Programin dhe Kalendarin e Punës së Kuvendit për javët e ardhshme.
Konsensusi i arritur në këtë mbledhje të parë le të jetë një ogur i mirë për fillimin e sesionit të ri parlamentar”, shkruan kryetarja e Kuvendit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co