
Katër kabllo të rëndësishme komunikimi që ndodhen nën ujë midis Arabisë Saudite dhe Afrikës në ngushticën Bab el Mandeb janë çaktivizuar muajt e fundit.
Sipas portalit izraelit Globes, ky është rezultat i një sulmi nga rebelët Houthi, një grup militant nga Jemeni, i cili mbështetet nga Irani.
Shkatërrimi i suksesshëm i kabllove që besohet se i përkasin sistemeve AAE-1, Seacom, EIG dhe TGN shënon një ndërprerje serioze të komunikimeve midis Evropës dhe Azisë.
Shumica e dëmeve të menjëhershme do të përballohen nga shtetet e Gjirit, Arabia Saudite, Omani, Bahreini, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kuvajti dhe Iraku, si dhe India, sipas Globes.
Kablloja AAE-1 lidh Azinë Lindore me Evropën nëpërmjet Egjiptit dhe Kinën me Perëndimin nëpërmjet vendeve si Pakistani dhe Katari. Sistemi kabllor EIG lidh Evropën Jugore me Egjiptin, Arabinë Saudite, Xhibutin, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Indinë. Kablloja Seacom lidh Evropën, Afrikën dhe Indinë dhe lidhet me Afrikën e Jugut.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co