Komisioni hetimor për TIMS, PS e opozita me dy raporte! Salianji: Mazhoranca refuzoi të thërriste Ramën dhe Çuçin! Edhe pse shumica e dëshmive nuk ishin sekret shtetëror…

komisioni hetimor per tims ps e opozita me dy raporte salianji mazhoranca refuzoi te therriste ramen dhe cucin edhe pse shumica e deshmive nuk ishin sekret shteteror



































Kjo është mbledhja e fundit e Komisionit Hetimor për të dhënat e Sistemit TIMS, ku PS dhe opozita kanë dy raporte të ndryshme.

salianji

Kryetari i Komisionit, Ervin Salianji lexoi raportin, ku ndër të tjera tha se anëtarët e PS refuzuan të thërrisnin Edi Ramën dhe ish-ministrin Bledi Çuçi si dëshmitarë.

Po ashtu në raportin e opozitës thuhet se edhe pse shumica e dëshmive nuk ishin sekret shtetërore, u vendos që dëshmitë të zhvilloheshin me dyer të mbyllura.

“Anëtarët e PS refuzuan të thërrisni Edi Ramën, megjithëse në dokumentacionin e administruar dhe dëshmitë e marra emri i tij u përmend. Po ashtu anëtarët e mazhorancës refuzuan të thërrisni ish ministrin e Brendshëm Bledar Cuci.

Anëtarët e mazhorancës vendosën që dëshmitë të merreshin me dyer të mbyllura edhe pse në të shumtën e rasteve dëshmitë nuk përmbanin sekret shtetëror”, tha Salianji ndër të tjera.

Toni Gogu: Nëse raporti që ju keni përgatitur është ajo që ju keni thënë gjatë gjithë veprimtarisë së komisionit do jetë raporti i pakicës. Ne kemi një tjetër raport të përgatitur nga një grup tjetër ekspertësh. Nëse doni ti hedhim në votim vazhdojmë. Nëse doni të lexoni raportin tuaj, vazhdoni, por duhet të votohet për të qenë raport i komisionit.

Ervin Salianji: Kemi përgatitur një raport që është dinjitoz për komisionin. Nëse keni raport tjetër na e vendosni në dispozicion ta lexojmë

Xhemal Qefalia: Nëse e keni harruar raportin në emër të komisionit duhet të na i kishit vënë në dispozicion.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →