![“Kishte në prekje të topit me dorë në zonë”, Ançeloti ironizon arbitrimin: Do ta kenë pasur VAR-in të fikur, e kanë ndezur më vonë 2 kishte ne prekje te topit me dore ne zone anceloti ironizon arbitrimin do ta kene pasur var in te fikur e kane ndezur me vone](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/kishte-ne-prekje-te-topit-me-dore-ne-zone-anceloti-ironizon-arbitrimin-do-ta-kene-pasur-var-in-te-fikur-e-kane-ndezur-me-vone.png)
Reali i Madridit është ndalur në një barazim 1-1 nga Osasuna ditën e sotme. Edhe këtë herë nuk kanë munguar debatet rreth arbitrimit. Karlo Ançeloti ka ironizuar sistemin VAR, i cili nuk ka ndërhyrë për një prekje të topit me dorë në zonën e Osasunës. Gjithashtu trajneri italian ka thënë se kartoni i kuq për Bellinghemin ishte i gabuar, pasi gjyqtari ka keqkuptuar anglishten e Xhud Bellinghemit.
“Duhet të rishikonin një prekje të topit e dorë në zonë, por VAR-i nuk do ketë qenë i ndezur. Do ta kenë ndezur më vonë. A do të flas me Bellinghemin? Nuk kam asgjë për t’i thënë. Duhet të flas me arbitrin, jo me Bellinghemin. Mendoj se arbitri nuk e kuptoi anglishten e Bellinghemit. Ai tha ‘fu*k off’, jo ‘fu*k you’… Janë dy fjalë shumë të ndryshme. Nuk dua të flas më për arbitrin, sepse dua të qendroj në stol javën e ardhshme”, ka deklaruar Karlo Ançeloti./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news