Policia ka zbuluar një qendër masazhesh në të cilën ushtrohej aktiviteti i paligjshëm i prostitucionit.
Në kuadër të operacioni ‘Fusion’ i cili u finalizuar pas hetimeve disa mujore, policia ndërhyri duke vënë në pranga menaxheren dhe një punonjëse.
Gjithashtu nisi hetim ndaj tre shtetasve të tjerë, dy vajzave dhe një burrë, punonjës në këtë qendër.
Policia e Tiranës bën me dije se ka shpallur në kërkim pronarin, një 19-vjeçar me iniciale M.M.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, operacioni policor i koduar “Fusion”.
Kishte përshtatur një qendër masazhesh, për veprimtarinë e kundërligjshme të prostitucionit, shpallet në kërkim 19-vjeçari.
Vihet në pranga menaxherja e qendrës së masazheve së bashku me një punonjëse, procedohen penalisht 3 shtetas të tjerë.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune të mirëfilltë hetimore disamujore, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Fusion”.
Si rezultat i tij:
▪️u arrestuan në flagrancë shtetaset M. K., 26 vjeçe, (menaxherja) A. B., 19 vjeçe, (punonjëse).
▪️u proceduan në gjendje të lirë shtetaset R. S., 28 vjeçe dhe K. K., 19 vjeçe, punonjëse në qendrën e masazheve, dhe shtetasi D. O., 49 vjeç, banues në Tiranë;
▪️u shpall në kërkim shtetasi M. M., 19 vjeç.
Gjatë hetimeve të kryera ka rezultuar se, shtetasi M. M., administronte një qendër masazhesh, në rrugën “Nikolla Jorgo”, me menaxhere shtetasen M. K., dhe përveç aktivitetit të regjistruar ligjërisht si qendër masazhesh, ushtrohej edhe aktiviteti i kundërligjshëm i prostitucionit.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co