
Këshilli i Sigurimit të OKB-së pritet të votojë sot për një rezolutë të hartuar nga SHBA që bën thirrje për armëpushim në Gaza.
Kjo pasi Bashkimi Europian ka bërë thirrje për një pauzë e cila do të mundësojë ndihmat humanitare të arrijnë pranë civilëve, duke shtuar kështu presionin mbi Izraelin për t’i dhënë fund bombardimeve të tij pesë-mujore të territorit palestinez.
Draft rezoluta e fundit shënon një ashpërsim të mëtejshëm të qasjes së Uashingtonit, ndërkohë që qëndrimet kundër sulmeve, në nivel global, janë rritur.
Ekspertët e OKB-së kanë paralajmëruar gjithashtu se shumë shpejt vendi do të përballet me zi buke, në rast se situata vijon e pandryshuar.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co