
Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Shkodër – Han i Hotit.
Një kamion është përplasur me një makinë. Për pasojë, është plagosur shoferi 36-vjeçar i automjetit dhe nëna e tij. Të plagosurit janë shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës dhe janë jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi i policisë:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në aksin rrugorë Shkodër-Hani i Hotit, kamioni me drejtues shtetasin M. M., 55 vjeç, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin D. P., 36 vjeç.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë 36-vjeçari dhe nëna e tij shtetesja L. P., rreth 61 vjeçe (pasagjere) të cilët janë në spitalin rajonal të Shkodrës, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co