“Kallëzohen qytetarë për një kotec, ndërsa patronazhistët…”, Tedi Blushi denoncim nga Astiri: U zu hapësira publike! Të shembet ndërtimi pa leje

kallezohen qytetare per nje kotec ndersa patronazhistet tedi blushi denoncim nga astiri u zu hapesira publike te shembet ndertimi pa leje
kallezohen qytetare per nje kotec ndersa patronazhistet tedi blushi denoncim nga astiri u zu hapesira publike te shembet ndertimi pa leje

Anëtari i Këshillit Bashkiak të Bashkisë Tiranë, Tedi Blushi, ka denoncuar një rast të zënies së hapësirave të përbashkëta.

Ai u shpreh se “një patronazhist” ka zënë hapësirat që kanë paguar banorë në Astir, ndërsa në vend të pezullimit të punimeve, ato vijojnë.

Ai ka kërkuar shembjen e ndërtimit pa leje ndërsa shtoi se më pas hapësira e përbashkët duhet tu kthehet banorëve.

Fjala e plotë: 

Ndodhem në Astir, në rrugën ‘Tom Plezha’ me kërkesë të përfaqësuesve të 60 familjeve, të cilët prej muajsh kanë denoncuar në Bashkinë e Tiranës, në Ministrinë e Brendshme dhe në Kryeministri, me letra drejtuar kryetarit të bashkisë Erion Veliaj, me letër drejtuar Kryeministrit Edi Rama, me letër drejtuar Ministrit të Brendshëm Taulant Balla, dhe plot 6 kallëzime në Inspektoriatin Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, në Polici dhe në Prokurori, për zënie të hapësirave të përbashkëta, nga patronazhistë të “Rilindjes”.

Në shkelje të hapur të ligjit, siç konstatohet në terren, një patronazhist ka zënë hapësirat që kanë paguar këta banorë, por në vend të pezullimit, ende siç e shihni, këtu punimet vazhdojnë, dhe askush nuk jep llogari ndërsa shteti ka mbyllur sytë.

Ndryshe, nga rastet e tjera kur ne kemi parë qytetarë të pambrojtur, të cilët për një kotec pa leje, për një dritare pa leje apo për rregullim pa leje të çative të shtëpive të tyre, janë kallëzuar penalisht dhe janë burgosur nga regjimi i Edi Ramës, që mbyll sytë kur vjen fjala për patronazhistët dhe klientët e tij, që konsumojnë këtë krim në mes të Tiranës.

Njësoj siç janë mbyllur sytë nga Qeveria dhe Bashkia edhe para këtij krimi që është konsumuar këtu në zonën e “Astirit”, pavarësisht 6 denoncimeve dhe të paktën 3 letrave drejtuar zyrtarëve më të lartë të shtetit, kryeministrit Edi Rama, kryetarit të bashkisë, Erion Veliaj dhe deri tek Ministri i Brendshëm, Taulant Balla për lirimin e kësaj hapësire publike.

Ky është një rast konkret dhe tepër skandaloz, për dy standardet që ndjek Bashkia e Tiranës, që nga një anë godet me ashpërsi qytetarët e pambrojtur dhe nga ana tjetër toleron të gjithë Rilindasit, të gjithë patronazhistët, për të zënë hapësirat e përbashkëta të qytetarëve dhe për të ndërtuar pa leje, në shkelje flagrante të ligjit.

Si anëtar i Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak të Tiranës jam këtu sot, me kërkesë të përfaqësuesve të 60 familjeve të këtij pallati, për të kërkuar në emër të tyre zbatimin e menjëhershëm të ligjit dhe vënien e drejtësisë në vend, duke shembur në radhë të parë këtë ndërtim pa leje dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta për qytetarët.

Unë dhe të gjithë anëtarët e Këshillit Bashkiak të Partisë së Lirisë në Tiranë, garantojmë të gjithë qytetarët se jemi të vendosur për të mbrojtur me çdo çmim interesin publik duke denoncuar jo vetëm vjedhjet dhe krimet e Bashkisë së Tiranës, por edhe të gjitha shkeljet e ligjit në kurriz të qytetarëve nga “Rilindja” dhe patronazhistët e saj.

Ju faleminderit!

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →