Aktori Julian Deda dhe bashkëshortja e tij Armanda nga martesa e tyre disa vjeçare ndajnë dy fëmijë së bashku, djalin Mateo dhe vajzën Reina.

Ditën e sotme ish-banori i “BBV” ka qenë i ftuar në emisionin “Ëake Up”, ku është vënë përballë disa pyetjeve pikante nga ana e gazetarëve.
“Brenda shtëpisë the se nëse do të fitoje do të bëje një fëmijë të tretë. Po tani?” ishte një ndër pyetjet që iu drejtua Julit, i cili duke qeshur tha “po punojmë”, duke treguar se në planet e çiftit është që familjes së tyre ti shtohet një pjestar i ri.
“Thashë nëse do të fitoja, jo nëse jam fitues i publikut (qesh). Nuk është me plan kjo punë. Fëmija nuk është një njeri i ri që vjen në familje, ka vendin e vet. Si të jetë e shkruar, ne po punojmë”- tha aktori.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co