Jo vetëm Moratta Milan e ka seriozisht. Skuadra nga Milanello duket plotësisht e përqëndruar te merkatoja e kësaj vere, ku do të kërkojë afrimin e sa më shumë lojtarëve cilësorë, me qëllim ndërtimin e një skuadre për titull.
Nëse për spanjollin Alvaro Morata çdo gjë është e kryer me kampionin e Evropës, që sot do të kryejë vizitat mjekësore në Madrid, e më pas në orët në vijim pritet të udhëtojë drejt Milanos, për të firmosur me “Djallin” për 4 vitet e ardhshme, pritet të tjera afrime. Dhe nuk ka përfunduar këtu me sulmin, pasi përpos Moratës, drejtuesit kuqezi kanë vënë në “shënjestër” edhe gjermanin Niclas Fullkrug. Ai vjen pas paraqitjeve poztiive me kombëtaren gjermane, si dhe me Borussian e Dortmundit sezonin e shkuar.
Ndërkohë sa i përket mesfushës, orët e fundit në kampin kuqezi po qarkullon emri i serbit të Udineses Samardzic, i cili vitin e shkuar ishte shumë pranë transferimit tek Interi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co