Më shumë se 20 milionë njerëz me origjinë të huaj jetojnë në Gjermani. Shumica prej tyre flasin gjermanisht në shtëpi. Por ka dallime.
Edhe ata që kanë prejardhje të huaj flasin zakonisht gjermanisht në shtëpi. Kjo vlen për më shumë se tre të katërtat e njerëzve nga ky grup i popullsisë, njoftoi Zyra Federale e Statistikave (Destatis) me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare më 21 shkurt.
Pothuajse një e katërta (rreth 24 për qind) e rreth 20.2 milionë njerëzve sa jetojnë në Gjermani me origjinë të huaj flisnin vetëm gjermanisht në shtëpi në vitin 2022. Më shumë se gjysma (pothuajse 54 për qind) komunikonin në shtëpi në të paktën edhe një gjuhë tjetër, që do të thotë se në shtëpi flasin të paktën dy gjuhë.
Përveç gjermanishtes, më së shumti flasin turqisht
Sa i përekt përhapjes së gjuhëve të tjera në shtëpi, sipas studimeve të fundit, pothuajse 23 për qind e njerëzve komunikojnë në shtëpi duke përdorur një ose më shumë gjuhë të tjera. Në shtëpitë ku përdoren edhe gjuhë të tjera, më së shpeshti flitetturqishtja – 14 për qind. Më pas vjen rusishtja me rreth 12 për qind, arabishtja me dhjetë për qind, polonishtja me shtatë, anglishtja me gjashtë dhe rumanishtja me pesë për qind. Fjala është pra për përqindjen e shtëpive ku fliten dy ose më shumë gjuhë.
Ka dallime të qarta midis brezit të parë dhe të dytë të të ardhurve. 27 për qind e emigrantëve që kanë ardhur kohë më parë në Gjermani dhe konsiderohen si brezi i parë i të huajve në këtë vend, nuk flasin gjermanisht. Ndërsa në brezin e dytë kjo vlen vetëm për nëntë për qind. Sipas Destatis, një person ka një histori imigrimi nëse ai ose të dy prindërit kanë ardhur në Gjermani që nga viti 1950 e më pas.
Nëse merren parasysh të gjitha familjet private në Gjermani, pothuajse 79 për qind e njerëzve flisnin në shtëpi vetëm gjermanisht në vitin 2022. Pothuajse 16 për qind përdorën të paktën edhe një gjuhë tjetër, njoftoi Byroja Federale e Statistikave./DW
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co