
Kryeministri Edi Rama ka ndarë me ndjekësit në rrjetet sociale pamje nga Hamburgu ku duket se rrugët janë mbushur nga tifozët kuq e zi.
Rama shkruan se shqiptarët luajnë rolin e lojtarit të 12-të, rol që e ekzekutojnë jo vetëm në stadium por edhe në rrugët e Hamburgut.
Ai ka shtuar se një gjë e tillë nuk i “jep krahë” vetëm kombëtares së futbollit, por promovon dhe Shqipërinë turistike.
Postimi:
Hamburgu kuqezi
Respekt e mirënjohje për të gjithë shqiptarët që po e luajnë mrekullisht rolin e lojtarit të 12-të të Kombëtares, jo vetëm në shkallët e stadiumeve të Europianit, po edhe në rrugët e Gjermanisë, duke lënë mbresa të shkëlqyera në opinionin publik gjerman e jo vetëm dhe duke i bërë kështu edhe promovimin më të mirë Shqipërisë Turistike
[embedded content]
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co