
Leverkusen pret West Ham të enjten në shtëpi, në ndeshjen e vlefshme për Europa League. Trajneri i “aspirinave”, Xabi Alonso tha në konferencë se skuadra është gati dhe se do bëjë maksimumin për të triumfuar.
“Jemi në çerekfinale të kësaj gare dhe duam të përparojmë. Kemi ende kujtimin e gjysmëfinales së fundit kundër Romës dhe duam të arrijmë në këtë fazë dhe për këtë duhet të luajmë mirë dhe me stilin tonë në shtëpi dhe në Londër javën e ardhshme.Të gjithë lojtarët janë gati dhe ne jemi shumë të emocionuar” – tha Alonso.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co