Izraelitët mbushin rrugët, kërkojnë largimin e Netanyahut: Nuk po liron dot pengjet e marra nga Hamasi!

izraelitet mbushin rruget kerkojne largimin e netanyahut nuk po liron dot pengjet e marra nga hamasi
izraelitet mbushin rruget kerkojne largimin e netanyahut nuk po liron dot pengjet e marra nga hamasi

Kundërshtarët e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu pretendojnë se rreth 100.000 persona kanë protestuar kundër qeverisë duke kërkuar një marrëveshje pengjesh në Gaza.

Tubimet në Tel Aviv dhe qytete të tjera erdhën pasi Forcat e Mbrojtjes izraelite (IDF) gjetën trupin e pengut Elad Katzir.

Protestuesit brohoritën “Zgjedhje tani”, raportuan mediat lokale.

Më vonë, policia shpërndau me forcë turmën e Tel Avivit.

Protestuesve antiqeveritar iu bashkuan familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza. Demonstruesit shprehën zhgënjimin e tyre me paaftësinë e qeverisë për të liruar rreth 130 pengje që mbeten në Gaza, të mbajtura nga Hamasi dhe aleatët e tij.

Më herët të shtunën, forcat izraelite gjetën trupin e Elad Katzir, i cili u kap dhe u dërgua në Gaza gjatë sulmeve të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor. Ai u shfaq i gjallë në një video të publikuar në janar.

“Elad Katzir arriti të mbijetonte tre muaj në robëri. Ai duhet të ishte me ne sot. Ai mund të ishte me ne sot,” i tha protestuesi Noam Peri një gazetari të BBC.

Organizatorët thanë se protestuesit ishin mbledhur në rreth 50 vende në të gjithë Izraelin. Këto ishin të fundit nga një seri protestash të mëdha antiqeveritare që kërkonë që kryeministri Netanyahu të largohej, mes zemërimit që ai nuk ka arritur të lirojë pengjet e mbetura.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →