Izraeli në pritje të hakmarrjes iraniane, Netanyahu: Jemi të gatshëm për sulm dhe mbrojtje!

izraeli ne pritje te hakmarrjes iraniane netanyahu jemi te gatshem per sulm dhe mbrojtje
izraeli ne pritje te hakmarrjes iraniane netanyahu jemi te gatshem per sulm dhe mbrojtje

Ushtria izraelite është gati për veprime mbrojtëse dhe sulmuese, tha kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu.

“Ne jemi të përgatitur si në mbrojtje ashtu edhe në sulm. Ne po godasim armiqtë tanë dhe jemi të vendosur të mbrohemi,” tha ai në një takim me rekrutët e ushtrisë.

“Ne po vazhdojmë përpara drejt fitores. Unë e di që qytetarët e Izraelit janë të shqetësuar dhe unë kërkoj nga ju një gjë: jini të durueshëm,” shtoi kryeministri izraelit.

Tensionet në Lindjen e Mesme janë përshkallëzuar ditët e fundit pas vrasjes në Teheran të Ismail Haniyeh, kreut të byrosë politike të lëvizjes palestineze Hamas, dhe vrasjes në Bejrut të shefit ushtarak të Hezbollahut, Fuad Shokr.

Irani, Hamasi dhe Hezbollahu fajësuan Izraelin për incidentet dhe thanë se nuk do t’i lënë pa përgjigje.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →