
Bylis dhe Laçi janë përballur në ndeshjen e sotme që nisi në orën 14:00. Një ndeshje që u luftua shumë nga të dyja ekipet, por në fund u mbyll në barazimin pa gola, 0-0. Në minutën e fundit të takimit, Ofori do ta linte Bylisin me 10 lojtarë pasi mori kartonin e dytë të verdhë.
Një rezultat që penalizon të dyja ekipet që mbajnë vendet e fundit të renditjes dhe i bën më shumë punë skuadrave të tjera për të tentuar shkëputjen në vazhdimësi. Bylisi kishte lënë pas formën e dobët në tre ndeshjet e fundit, ndërsa edhe Laçi ishte një prej ekipeve më në formë të momentit në Superiore. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news