
Një 48 vjeçar ka përfunduar në burg pasi ishte shpallur në kërkim për disa vepra penale.
Policia thotë se drejtësia shqiptare e kërkonte për veprën penale të vjedhjes dhe prodhim e shitje të lëndëve narkotike.
Teksa 48-vjeçari u ekstradua nga Greqia, tashmë do të përballet me akuzat që rëndojnë mbi të.
Njoftimi i policisë:
U ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg”, për shtetasin S. S., 48 vjeç. Ky shtetas u ekstradua nga Greqia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga DVP Fier për veprat penale “Vjedhje”, dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co