
Në prag të ndeshjes kundër Interit, takim i vlefshëm për Champions League, trajneri i Atletico Madridit, Diego Pablo Simeone ka publikuar listën e lojtarëve të ftuar.
Lajmi i mirë për teknikun argjentinas është rikthimi i Alvaro Moratas, i cili pësoi dëmtim në ndeshjen kundër Sevillas në kampionatin spanjoll. Morata është pjesë e grupit dhe mund të kontribuojë në përballjen ndaj zikaltërve.
Gabriel Paulista është rikuperuar gjithashtu dhe mund të jetë një alternativë e mirë për prapavijën. Takimi Inter-Atletico Madrid luhet të martën dhe gjykohet nga arbitri rumun, Kovacs.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co