
Ish-Presidenti zviceran Alain Berset është një nga tre emrat që do të zgjidhet si Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, njoftoi të hënën ministria e jashtme zvicerane.
Asambleja Parlamentare do të zgjedhë fituesin më 25 qershor.
Ministria e Jashtme shkroi në Twitter se “mirëpret mbështetjen e shprehur nga Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës për kandidaturën” e Berset. “Ne riafirmojmë mbështetjen tonë për këtë kandidaturë zvicerane”, thuhet në reagimin e tyre.
Kandidatura e Berset u shpall në janar.
Ish-presidenti i Zvicrës Berset ka shprehur më herët mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.
« Shqiptarët ne vendin tonë janë një komunitet i madh dhe mjaft i rëndësishëm. Ata janë punëtorë dhe janë shembull integrimi dhe i suksesit në Zvicër” ka thënë Berset.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co