
Inter kërkon të përforcohet edhe më shumë në merkato. Pasi siguroi shërbimet e Zielinskit, kampionët e Italisë dëshirojnë përforcime edhe në repartin e prapavijës.
Sipas mediave, zikaltërit kanë “piketuar” mbrojtësin anësor të Arsenalit, polakun Jakub Kiëior si afrimin e mundshëm. Sipas Sportitalia, Inter ka kontaktuar me “Gooners” për të kuptuar mundësinë e huazimi me të drejtë blerjeje por londinezët nuk i japin prioritet një marrëveshjeje të tillë.
Gjithsesi, vendimtare në fund do të jetë dëshira e futbollistit. Kiëior nuk është preferuar shumë nga trajneri Arteta, me këtë të fundit që ka zgjedhur alternativa të tjera.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co