
Shqipëria po përballet me rënie të shpejtë të lindjeve. Eshte ky konkluzioni sipas te dhënave zyrtare te INSTAT, fenomen qe u theksua edhe me shume ne vitet pas pandemise. Shkodra është një nga qarqet që në 20 vitet e fundit ka pësuar përgjysmim te lindjeve. Nga 3100 lindje që regjistroheshin mesatarisht ne vitet 2000 viti 2023 u mbyll me vetëm 1300 lindje, 13% me pak krahasuar me vitin e meparshem.
Emigracioni masiv, planifikimi familjar si dhe kushtet jo te favorshme ekonomike jane disa nga arsyet e renies drastike te numrit te lindjeve ne Shkoder.
Shkodra është një prej qyteteve që ka të theksuar emigracionin masiv gjate viteve të fundit gjë qe ka ndikuar edhe në përgjysmimin e numrit të lindjeve.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co