
Gjykata Ndërkombëtare Penale (ICC) ka lëshuar një urdhër arresti për ish-ministrin rus të Mbrojtjes Sergei Shoigu dhe shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Valery Gerasimov – për krime të dyshuara ndërkombëtare, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
Gjykata tha të martën se dyshja dyshohet se ishin përgjegjës për dy krime lufte: drejtimin e sulmeve ndaj objekteve civile dhe shkaktimin e dëmtimit të tepruar të rastësishëm te civilët ose dëmtimin e objekteve civile.
Ata akuzohen edhe për krime kundër njerëzimit, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Zyrtarët ukrainas e mirëpritën njoftimin të martën dhe avokati i popullit për të drejtat e njeriut në vend, Dmytro Lubinets, tha se vendimi i ICC-së nënkuptonte se Ukraina ishte një hap më afër gjetjes së drejtësisë.
“Herët a vonë, çdo kriminel lufte do të merr një dënim të drejtë!”, tha ai në një deklaratë.
Ndërsa Andriy Yermak, kreu i zyrës presidenciale të Ukrainës, tha se Shoigu dhe Gerasimov po mbaheshin “individualisht përgjegjës”.
“Ky është një vendim i rëndësishëm. Të gjithë do të mbajnë përgjegjësi për të keqen”, tha ai në një deklaratë.
Trupi gjykues prej tre gjyqtarësh që morën vendimin për lëshimin e urdhër-arrestit të hënën arriti në përfundimin se Shoigu dhe Gerasimov urdhëruan sulme kundër objekteve civile, gjë që përbën një krim lufte sipas ligjeve ndërkombëtare humanitare.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co