
Familja Kulla nga Kruja është pronare e ligjshme e një sipërfaqeje të ish-mapos industriale të këtij qyteti, të cilën e ka me titull pronësie që nga viti 1993.
Tërmeti i 2019 dëmtoi shumë shtëpi e pallate në Krujë të cilët u rindërtuan nga shteti.
Gazetari Andi Shota raporton se për rindërtimin e një pallati në një nga lagjet e këtij qyteti shteti shembi një pjesë të ish-mapos në pronësi të familjes Kulla të cilën nuk e shpronësoi asnjëherë.
Dhe pse kjo familje se bashku me bashkëpronaret i janë drejtuar disa herë bashkisë Krujë dhe Fondit Shqiptar të Zhvillimit për kompensim në lekë ose në natyre siç i takon ligjërisht, asgjë nuk është bërë nga ana e shtetit për të kompensuar këtë familje e cila kërkon të drejtën e saj mbi pronën e trashëguar prej brezash.
Avokati i familjes Kulla, Gjetan Gjetani shpjegon me në detaje çështjen dhe kërkon nga shteti bashkëpunim.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co