Një 70-vjeçare është goditur me thikë nga një i ri mëngjesin e sotëm rreth orës 09:20, ngajrje e ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit.
Sipas uniformave blu, e plagosura me iniciale F. N., ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
Ndërsa 32-vjeçari me iniciale A. N., është shoqëruar në polici dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Njoftimi i policisë:
Fier/Informacion paraprak
Rreth orës 09:20, në fshatin Zhupan, Fier, shtetasi A. N., 32 vjeç, ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasen F. N., rreth 70 vjeçe, e cila ndodhet në spital, për ndihmë mjeksore, jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë kanë kapur dhe shoqëruar në Polici shtetasin A. N., dhe po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co