
Ambasadori i Izraelit në OKB i ka bërë thirrje Antonio Guterres, sekretarit të përgjithshëm të organizatës ndërkombëtare, të japë dorëheqjen.
“Nëntëdhjetë për qind e kohës së tij është e zënë me situatën humanitare në Rripin e Gazës”, tha Gilad Erdan për Radion e Ushtrisë Izraelite, duke pretenduar se ai nuk i ka kushtuar kohë robërve izraelitë dhe familjeve të tyre.
Erdan shtoi se Guterres i bëri presion Izraelit që të ndalonte luftën.
“I bëj thirrje që të japë dorëheqjen”, shtoi ai.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co