I akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali dhe për trafikim të lëndëve narkotike, arrestohet 28-vjeçari

i akuzuar per pjesemarrje ne organizate kriminale ne itali dhe per trafikim te lendeve narkotike arrestohet 28 vjecari
i akuzuar per pjesemarrje ne organizate kriminale ne itali dhe per trafikim te lendeve narkotike arrestohet 28 vjecari

Një 28 vjeçar është arrestuar në Lezhë, me qëllim ekstradimin në Itali, i riu i identifikuar si Alban Lleshi.

Teksa sipas policisë, i riu nga Puka ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane si pjesë e një oerganizate kriminale për trafikun e lëndëve narkotike.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

[embedded content]

Njoftimi i policisë:

Policia e Shtetit/ Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh finalizon operacionin policor të koduar “Operacionalja 15”

Kapet në Lezhë, një 28-vjeçar i akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore dhe të shkëmbyera me partnerët në Itali, për vendndodhjen e një shtetasi shqiptar, të shpallur në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 15”, kapi në Lezhë dhe vuri në pranga shtetasin A. Ll., 28 vjeç, i lindur në Pukë.

Në vitin 2023, Gjykata e Bolonjës i ka caktuar këtij shtetasi, masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadrin e organizatës kriminale.

Gjatë muajit nëntor të vitit 2022, ky shtetas ishte pjesë e një organizate kriminale që merrej me trafikimin e dogave  të forta si kokainë e heroinë, nga Belgjika në Itali.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetas, në Itali.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →