
Trajneri i njohur, Mirel Josa ishte i ftuar në “Euro 24”, në News 24, në emisionin e drejtuar nga Trevisa Tufa, ku analizoi mbrojtjen e Shqipërisë.
“Gjimshiti- Nuk mund të pres diçka më tepër, nuk ka bërë gabime fatale. E ka treguar veten e tij. Ne mund të kapemi te funksionimi i mbrojtjes.
Mitaj- Me Italinë, një nga zbulimet e Sylvinhos, Mitaj, pati disnivel. Pastaj Mitaj e përmirësoi.
Hysaj dje ka bërë vetëm një gabim. Unë jam i kënaqur që trajneri i besoi sërish Hysajt.
Nuk kemi lënë pikë me Kroacinë. Jam i lumtur që barazuam dhe morëm iniciativën në fund” – tha ai.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co