
Gjirokastër/ Pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë, shërbimet e Policisë ndërhyjnë në kohë dhe kapin në flagrancë, në banesë, autorin e vjedhjes.
Pasditen e djeshme, pas njoftimit se një shtetas kishte hyrë për të vjedhur në një banesë, në lagjen “11 Janari”, shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë dhe si rezultat i veprimeve të shpejta kanë kapur në flagrancë, brenda banesës, autorin e dyshuar, shtetasin A. H. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin A. H., 43 vjeç, banues në fshatin Rusan, Delvinë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co