
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka njoftuar se në mesin e personave që kanë humbur jetën gjatë luftës me Hamasin, kanë humbur jetën të paktën 13 mijë “terroristë”.
Rreth 31 mijë palestinezë janë vrarë në Gaza gjatë luftës pesëmujore, e cila filloi pasi militantët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke marrë 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.
Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk ka dhënë numër të të vdekurve mes civilëve dhe militantëve të Hamasit, por ka thënë se 72 për qind e të vrarë janë gra dhe fëmijë.
Në një intervistë dhënë medias gjermane “Axel Springer”, Netanyahu ka thënë se shtrirja e ofensivës së izraelit në Rafah, në jug të Gazës është çelësi për mposhtjen e Hamasit.
“Jemi shumë afër fitores. Sapo të fillojmë aksionin ushtarak kundër batalioneve të mbetura të terrorit në Rafah, është vetëm çështje javësh derisa të përfundojë faza intensive e luftimeve”, citoi gazeta Bild të ketë thënë Netanyahu.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co