
Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë.
60 vjeçarin ende të paidentifikuar e ka nxjerrë uji në breg dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë të cilët menjëherë kanë njoftuar autoambulancën e Velipojës dhe policinë. Dyshohet se 60 vjeçari ka pësuar një atak kardiak duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Sipas burimeve nga vendngjarja për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.
Është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co