
Arbër Hoxha, sulmuesi i Shqipërisë dha mendimin e tij për ndeshjen ndaj Kroacisë, që do të mbahet në orën 15.00 në Hamburg. Hoxha, i cili s’do jetë titullar, u shpreh se beson te suksesi i skuadrës, në një takim kaq delikat.
“Nuk është problem prej fillimit apo jo, jam në kombëtare, ndihem i lumtur. Kam shokët e mi këtu, është ndjenjë e mirë. Folëm për ndeshjen. Do japim maksimumin dhe shpresojmë që ne të fitojmë. Petkoviç është një lojtar shumë i mirë dhe duhet pasur kujdes prej tij”, u shpreh Hoxha për gazetarin Alban Xhihani.
(J.S/BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co