Shqipëria ka fituar për herë të parë në historinë e saj medalje olimpike. Vendi ynë ka fituar medalje bronzi në “Paris 2024”. Shqipëria mori medaljen në mundje.
Chermen Valiev ia dhuroi Shqipërisë këtë medalje bronzi. Valiev konkurroi në peshën 74 kilogram.
Mundësi i natyralizuar si shqiptar arriti të mposhtë 6-2 Viktor Rassadin nga Taxhikistani.
Valiev u eliminua të premten në çerekfinale nga ukzbekistanasi Zhamalov, por mundësi ynë ishte në garë të shtunën për një medalje bronzi dhe ia doli të triumfojë, duke sjellë edhe medaljen e parë historike për vendin tonë.
Shqipëria ka qenë ndër 5 vendet që nuk ka fituar asnjëherë medalje olimpike, bashkë me Bosnjën, Monacon, Maltën dhe Andorrën.
Por, Shqipëria mund të dalë nga Francë 2024 edhe më mirë sesa kaq. Ditën e nesërme, e diel, Islam Dudaev do të tentojë fitoren e një medaljeje bronzi.
(Balkanweb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co