Kreu i Hezbollahut të Libanit, Hassan Nasrallah lëshoi për herë të parë kërcënime të drejtpërdrejta kundër Qipros.
Ai ka paralajmëruar se Hezbollahu mund ta konsiderojë atë “pjesë të luftës” nëse vazhdon të lejojë Izraelin të përdorë aeroportet dhe bazat e tij për stërvitje ushtarake.
Udhëheqësi i Hezbollahut paralajmëroi në një fjalim televiziv të mërkurën se grupi i tij do të luftonte “pa rregulla” dhe “pa kufij” në rast të një lufte më të madhe me Izraelin dhe se nuk do të kishte vend të sigurt askund në Izrael.
Ai njoftoi në të njëjtën kohë se sulmet e Hezbollahut mund të përfshijnë edhe objektiva në Detin Mesdhe.
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co