Raportimi në Kuvend i Guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko ka nxjerr një pah disa nga arsyet pse ky i fundit është sulmuar personalisht dhe kallëzuar nga Shoqata e Përmbaruesve Privat.
Gent Sejko është pyetur nga deputetja e PS-së, Pranvera Resulaj për një vendim të vitit 2017 i miratuar nga Gazment Bardhi asokohe, ministër i Drejtësisë i qeverisë teknike, udhëzim që rriti tarifat e përmbarimit privat në vend. Resuli e ka pyetur Guvernatorin nëse çështja e microkrediteve dhe sulmet ndaj tij kanë lidhje dhe me një udhëzim për tarifat e përmbaruesve të miratuar nga Gazment Bardhi në vitin 2017.
“Nga përgjigja juaj duket qartësisht se procedurat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë qenë korrekt dhe ligjore. Por ju përmendët çështje që lidhen me zyrat përmbarimore dhe meqenëse jemi këtu, pyetja ime ka lidhje me një udhëzim të datës 28 qershor të vitit 2017, nga Ministri të Drejtësisë të qeverisë teknike i asaj kohe (Gazment Bardhi), udhëzim i përbashkët 385/7 “për caktimin e tarifave dhe shërbimin e ofruar nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”.
Po shkoj të pyetja si ka interferuar në punën e institucionit tuaj apo qoftë dhe me institucionet e Microkreditit ky udhëzim?”, u shpreh deputetja e PS.
REAGIMI I SEJKOS
Por gjatë përgjigjes, Gent Sejko, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, ka deklaruar në Parlament se e ka kundërshtuar këtë udhëzim për tarifat e përmbaruesve privat, pasi sipas tij ka rritur kostot për shërbimet e qytetarëve.
Madje, Sejko ka shtuar se, ky udhëzim është një nga arsyet pse është sulmuar nga Shoqata e Përmbaruesve Privat.
“Nëse s’jam gabim për këtë udhëzim të viti 2017, unë kam qenë në detyrë, jam marrë jo vetëm nga Ministria e Drejtësisë, por edhe nga Ministria e Financave, nga ty dyja ministritë, ka patur një udhëtim të përbashkët i asaj periudhe, ka patur një reagim të fortë nga sistemi bankar kundër këtij udhëzimi pasi rriste fite e përmbaruesve në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkonte parapagim pa u kryer puna. Ndërkohë që kjo rëndonte mbi qytetarët shqiptarë, pasi bankat do t’ua faturonin klientëve.
Natyrisht që ky udhëzim do të rriste fite për qytetarët, por edhe kostot për qytetarët, pasi kostot e kredive që do kalonin në përmbarim, bankat do të ishin të detyruara të kalonin një fit duke mos patur të qartë rezultatin e procesit dhe përfundimin e përmbarimit.
Ka pasur një debat të gjatë disa vjeçar është kundërshtuar nga zyrat e përmbarimit nuk i di detajet pasi vetë Shoqata e Bankave i ka ndjekur nuk kam qenë i përfshirë në këtë proces, por kam qenë në dijeni të disa shkresave për dijeni, pasi Shoqatat e Bankave e kanë ndjekur me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe me bankat. Mesa di kjo çështja ka shkuar deri në Gjykatën kushtetuese dhe e ka rrëzuar këtë udhëzim, por është një nga elementet që përmbaruesit janë të pakënaqur me Bankën e Shqipërisë dhe më akuzojnë mua personalisht mesa kuptoj…Ky udhëzim është një nga esenca e faktit që kam marrë dhe kallëzime nga Shoqata e Përmbaruesve, por duhet kuptuar që nuk ka rol Banka e Shqipërisë.
Bankat janë institucione subjektet entitete juridike të pavarura dhe kanë shoqatat e tyre dhe negociojnë direkt. Natyrisht në si Bankë Shqipërie interesohemi për mbarëvajtjen e sistemit bankar… Natyrisht që ky udhëzim ndikon në xhepat e qytetarëve sepse bankat fitë dhe komisionet ia faturojnë qytetarëve, problemi është që me rastin e pyetjes tuaj dua të theksoj, duhet kuptuar mirë për detyrimet ligjore që ka Banka e Shqipërisë, shpesh herë Bankës së Shqipërisë i atribuohen fuqi ligjore dhe atribute që nuk i ka.
Ne nuk mund t’i urdhërojmë dot bankat e nivelit të dytë jashtë kuadrit ligjor, dhe s’e kemi bërë. Ne nuk ndërhyjmë, ne ndërhyjmë në sistemin financiar bankar aty ku ligji na detyron në funksion të stabilitetit financiar të ruajtjes së kursimeve të qytetarëve, marrëdhëniet tregtare të biznesit me kontrata apo me marrëveshje të çfarëdoshme apo me vendime të Këshillit të Ministrave të cilat janë jashtë tagërit të Bankës së Shqipërisë, ne mund të ndërhyjmë për koordinim, por nuk kemi asnjë tagër dhe praktikisht nuk kemi ndërhyrë për këtë udhëzim, është zgjidhur dhe është një kërkesë e Shoqatës së Përmbaruesve. Pra Shoqata e Bankave dhe Shoqata e Përmbaruesve do duhet ta gjejnë bashkë dakordësinë me njëra-tjetrën. Por edhe ne na kanë përfshirë dikur dhe unë nuk kam dashur të përfshihem në këtë marrëdhënie palësh”, u shpreh Guvernatori.
REPLIKA E BARDHIT
Gazment Bardhi, ish-ministri teknik i Drejtësisë ka sqaruar miratimin e këtij udhëzimi, duke thënë se propozimi është bërë nga dy paraardhësit e tij dhe se prej vitesh mbahej i bllokuar në Ministrinë e Financave.
“Kur përmend ministrin e teknik të Drejtësisë ki guximin të përmendësh dhe emrin sepse ministri teknik që iu referove jam unë, po është e vërtetët që unë kam nënshkruar bashkë me ministrin e Financave udhëzimin për tarifat. E shpjegoi pak zotëria, por e ngatërroi pasi nuk ka lidhje me çështjen. Behet fjalë për tarifat e ushtrimit të veprimtarisë së përmbarimit, kishte një luftë të hapur mes Shoqatës së Bankave dhe Dhomave të Përmbarimit, luftë që është zhvendosur në Komisionin e Ligjeve kur e drejtonte Zoti Xhafaj. Shoqatat e Bankave pretendonin që tarifat nuk duhet të ndaheshin në dy faza, pra ajo që dha Guvernatori parapagim dhe tarife suksesi.
Dhoma e Përmbarimit Privat kishte propozuar me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë së kohës që tarifa të ndahen në dy faza, parapagim dhe tarifë suksesi. Në diskutimet në Komisionin e Ligjeve ju si maxhorancë, jo opozita i dhatë të drejtë Përmbaruesve Privat dhe në ligj u vendos që tarifa e përmbarimit ndahet në dy faza, në ligjin e votuar nga ju dhe jo nga ne, në parapagim dhe tarifa e suksesit.
Ngarkonte ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave që ishte shkurti i viti 2017 të miratonin udhëzimin e ri. Dy paraardhësit e mi kishin bërë propozimin në Ministrinë e Financave draftin përkatës për bashkefirmosje. Drejtuesit i Shoqatës së Bankave që ishte ish drejtori i Kabineti ti Ministrit të Financave të kohës në një lobim tek ministri i Financave shoku juaj në arrati Arben Ahmetaj kishte bllokuar me argumentin që ishte ezauruar me miratimin e ligjit nga ju jo nga ne që tarifa nuk do duhet të ndaheshe në dy faza.
Në momenti që u ndryshua ministri i Financave, ministria e Financave kthye përgjigjen për draftin që kishin dërguar dy paraardhësit e mi, jo një po dy.
Afati për miratimin e udhëzimin, ministri i Drejtësisë i ka letrat dhe i ftoj ti bëj publike. Unë nuk kisha as kompetencë të caktojë tarifa as të bëja politika pasi isha ministër teknik, s’do propozoja unë tarifa, ato ishin propozuar nga dy ministra politik. Të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe unë nuk kisha asnjë të drejtë të ndërhyja në atë politike qeveritare që dy paraardhës të mi i kishin propozuar në Ministrinë e Financave”, është shprehur Bardhi.
DISKUTIMET NE KUVEND
Pranvera Rezulaj: I nderuar Guvernator!
Në lidhje me debatin që ndodhi me abuzimet me qytetarët për institucionet e Microkredive, a mendoni se duhet të këtë ndryshime rregullative apo ligjore për të mbrojtur konsumatorëve kredimarres. Meraku që kam është se ne do duhet ti mbrojmë këta konsumator kredimarrës së pari nga vetja sepse këta kërkojnë që me presionet e shoqërisë për të pasur një standard më të mirë të marrin një shërbim pa pritur kohën për të mbledhur kursime.
Nga ana tjetër janë dhe nen presionin e institucioneve kredidhënëse qofshin bankat e nivelit të dytë apo qofshin institucione financiare jo bankare që nënpresionin e konkurrencës për të zgjeruar tregun kërkojnë dhe ushtrojnë një llojë presioni ndaj këtyre kredimarrësve. Dhe pse jo ti mbrojmë edhe nga abuzuesit. Nga përgjigja juaj duket qartësisht se procedurat e ndjekura nga Banka e Shqipërisë kanë qenë korrekt dhe ligjore. Por ju përmendët çështje që lidhen me zyrat përmbarimore dhe meqëse jemi këtu, pyetja ime ka lidhje me një udhëzim të datës 28 qershor të vitit 2017, nga Ministri të Drejtësisë të qeverisë teknike i asaj kohe (Gazment Bardhi), udhëzim i përbashkët 385/7 “për caktimin e tarifave dhe shërbimin e ofruar nga shërbimi përmbarimor gjyqësor privat”. Po shkoj të pyetja si ka interferuar në punën e institucionit tuaj apo qoftë dhe me institucionet e Microkreditit ky udhëzim?
Guvernatori i BSH, Gent Sejko: Nëse s’jam gabim për këtë udhëzim të viti 2017, unë kam qenë në detyrë, jam marrë jo vetëm nga ministria e Drejtësisë, por edhe nga Ministria e Financave, nga ty dyja ministritë, ka patur një udhëtim të përbashkët i asaj periudhe, ka patur një reagim të fortë nga sistemi bankar kundër këtij udhëzimi pasi rriste fite e përmbaruesve në mënyrë të konsiderueshme dhe kërkonte parapagim pa u kryer puna. Ndërkohë që kjo rëndonte mbi qytetarët shqiptare, pasi bankat do t’ia faturonin klientëve. Natyrisht që ky udhëzim do të rriste fite për qytetarët, por edhe kostot për qytetarët, pasi kostot e kredive që do kalonin në përmbarim, bankat do të ishin të detyruara të kalonin një fit duke mos patur të qartë rezultatin e procesit dhe përfundimin e përmbarimit.
Ka pasur një debat të gjatë disa vjeçar është kundërshtuar nga zyrat e përmbarimit nuk i di detajet pasi vetë Shoqata e Bankave i ka ndjekur nuk kam qenë i përfshirë në këtë proces, por kam qenë në dijeni të disa shkresave për dijeni, pasi Shoqatat e Bankave e kanë ndjekur me përfaqësuesit e Ministrisë së Drejtësisë dhe me bankat. Mesa di kjo çështja ka shkuar deri në Gjykatën kushtetuese dhe e ka rrëzuar këtë udhëzim, por është një nga elementet që përmbaruesit janë të pakënaqur me Bankën e Shqipërisë dhe më akuzojnë mua personalisht mesa kuptoj…
Ky udhëzim është një nga esenca e faktit që kam marrë dhe kallëzime nga Shoqata e Përmbaruesve, por duhet kuptuar që nuk ka rol Banka e Shqipërisë.
Bankat janë institucione subjektet entitete juridike të pavarura dhe kanë shoqatat e tyre dhe negociojnë direkt. Natyrisht në si Bankë Shqipërie interesohemi për mbarëvajtjen e sistemit bankar… Natyrisht që ky udhëzim ndikon në xhepat e qytetarëve, sepse bankat fitë dhe komisionet ia faturojnë qytetarëve, problemi është që me rastin e pyetjes tuaj dua të theksoj, duhet kuptuar mirë për detyrimet ligjore që ka Banka e Shqipërisë, shpesh herë Bankës së Shqipërisë i atribuohen fuqi ligjore dhe atribute që nuk i ka.
Ne nuk mund ti urdhërojmë dot bankat e nivelit të dytë jashtë kuadrit ligjor, dhe s’e kemi bërë. Ne nuk ndërhyjmë, ne ndërhyjmë në sistemin financiar bankar aty ku ligji na detyron në funksion të stabilitetit financiar të ruajtjes së kursimeve të qytetarëve, marrëdhëniet tregtare të biznesit me kontrata apo me marrëveshje të çfarëdoshme apo me vendime të Këshillit të Ministrave të cilat janë jashtë tagërit të Bankës së Shqipërisë, ne mund të ndërhyjmë për koordinim, por nuk kemi asnjë tagër dhe praktikisht nuk kemi ndërhyrë për këtë udhëzim, është zgjidhur dhe është një kërkesë e Shoqatës së Përmbaruesve. Pra Shoqata e Bankave dhe Shoqata e Përmbaruesve do duhet ta gjejnë bashkë dakordësinë me njëra-tjetrën.
Por edhe ne na kanë përfshirë dikur dhe unë nuk kam dashur të përfshihem në këtë marrëdhënie palësh.
Gazment Bardhi- Resulajt: Kur përmend ministrin e teknik të Drejtësisë ki guximin të përmendësh dhe emrin sepse ministri teknik që iu referove jam unë, po është e vërtetët që unë kam nënshkruar bashkë me ministrin e Financave udhëzimin për tarifat. E shpjegoi pak zotëria, por e ngatërroi pasi nuk ka lidhje me çështjen. Behet fjalë për tarifat e ushtrimit të veprimtarisë së përmbarimit, kishte një luftë të hapur mes Shoqatës së Bankave dhe Dhomave të Përmbarimit, luftë që është zhvendosur në Komisionin e Ligjeve kur e drejtonte Zoti Xhafaj. Shoqatat e Bankave pretendonin që tarifat nuk duhet të ndaheshin në dy faza, pra ajo që dha Guvernatori parapagim dhe tarife suksesi.
Dhoma e Përmbarimit Privat kishte propozuar me mbështetjen e Ministrisë së Drejtësisë së kohës që tarifa të ndahen në dy faza, parapagim dhe tarifë suksesi. Në diskutimet në Komisionin e Ligjeve ju si maxhorancë, jo opozita i dhatë të drejtë Përmbaruesve Privat dhe në ligj u vendos që tarifa e përmbarimit ndahet në dy faza, në ligjin e votuar nga ju dhe jo nga ne, në parapagim dhe tarifa e suksesit.
Ngarkonte ministrinë e Drejtësisë dhe atë të Financave që ishte shkurti i viti 2017 të miratonin udhëzimin e ri. Dy paraardhësit e mi kishin bërë propozimin në Ministrinë e Financave draftin përkatës për bashkefirmosje. Drejtuesit i Shoqatës së Bankave që ishte ish drejtori i Kabineti ti Ministrit të Financave të kohës në një lobim tek ministri i Financave shoku juaj në arrati Arben Ahmetaj kishte bllokuar me argumentin që ishte ezauruar me miratimin e ligjit nga ju jo nga ne që tarifa nuk do duhet të ndaheshe në dy faza. Në momenti që u ndryshua ministri i Financave, ministria e Financave kthye përgjigjen për draftin që kishin dërguar dy paraardhësit e mi, jo një po dy. Afati për miratimin e udhëzimin, ministri i Drejtësisë i ka letrat dhe i ftoj ti bëj publike.
Unë nuk kisha as kompetencë të caktojë tarifa as të bëja politika pasi isha ministër teknik, s’do propozoja unë tarifa, ato ishin propozuar nga dy ministra politik. Të votuar nga Kuvendi i Shqipërisë dhe unë nuk kisha asnjë të drejtë të ndërhyja në atë politike qeveritare që dy paraardhës të mi i kishin propozuar në Ministrinë e Financave.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co