Tragjik është bilanci i përmbytjes së një gomoneje që transportonte emigrantë të paligjshëm drejt Kiosit, pasi sipas informacioneve të fundit operacioni i shpëtimit ka përfunduar me tre vajza, të moshës 4, 7 dhe 10 vjeç, sipas nënës së tyre, të cilat kanë humbur jetën.
Sipas të njëjtave informacione, janë shpëtuar 16 persona, mes të cilëve tetë fëmijë , më i vogli prej të cilëve është vetëm 30 ditësh.
Operacioni i shpëtimit filloi kur tre emigrantë – thuhet se janë afganë – u gjendën në qytetin e Kios këtë mëngjes dhe informuan autoritetet për njerëzit e mbetur të bllokuar në bregun shkëmbor të Kardamylos, Kios.
Në vendngjarje mbërritën forcat e Autoritetit Portual të Kios dhe të Stacionit Portual të Kardamylos, ndërsa kërkimi u krye edhe nga deti me tre skafe dhe një helikopter të Rojës Bregdetare.
Sipas të mbijetuarve, asnjë person tjetër nuk mungon.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co