
Real Sosiedadi befasoi Barcelonën mbrëmjen e djeshme, duke e mposhtur me rezultatin e ngushtë 1-0. Katalanasit patën pakënaqësi me arbitrimin në këtë përballje. Goli i anulluar i Robert Levandovskit ka shkaktuar polemika të mëdha, teksa Hansi Flik e ka quajtur një gabim të rëndë të gjyqtarit.
Gazetarët kanë pyetur edhe trajnerin e Real Sosiedadit në lidhje me këtë çështje. Imanoli ka thënë se pas kësaj ndeshjeje që ka zhvilluar ekipi i tij, i duket e pavend që të diskutohet për episodin e golit të anulluar. Kreu i pankinës së bardhebluve ka theksuar se skuadra e tij ka qenë superiore në çdo moment të lojës karshi Barcelonës.
“Goli i anulluar i Levandovskit? Pas kësaj ndeshjeje që kemi bërë… Që nga minuta e parë dhe deri në të 95-n kemi qenë superiorë. Fitorja ka qenë më shumë se e merituar, e drejtë dhe madje edhe e ngushtë (në rezultat)”, ka deklaruar Imanol Aguasili./Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news