Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj

gjykata e larte rrezon kerkesen prokurorise se apelit per ekstradimin e ish luftetarit te uck se dritan


































Gjykata e Lartë ka rrëzuar kërkesën Prokurorisë së Apelit për ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së Dritan Goxhaj.

Dritan Goxhaj

Prokuroria e Apelit kishte bërë rekurs në Gjykatën e Lartë ndaj vendimit të Gjykatës së Apelit që refuzonte ekstradimin e Dritan Goxhajt për llogari të Gjykatës Speciale në Hagë.

Organi hetues kërkoi sërish ekstradimin e ish-luftëtarit të UÇK-së drejt Kosovës, por u rrëzua nga Gjykata e Lartë.

Dritan Goxhaj u arrestua për qëllime ekstradimi më 31 korrik të vitit të kaluar.

Procesi gjyqësor i tij zgjati mbi 70 ditë dhe Gjykata e Apelit vendosi mos ekstradimin e Goxhajt, ndërsa arrestimin e  tij e shpall i paligjshëm.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al





Te lidhura

Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →