
Një person i shtrirë në rrugë është evidentuar pak minuta më parë në zonën e quajtur Agjencia në lagjen numër 2 të qytetit të Pogradecit.
Gazetarja Lorena Kodra raporton për Balkanweb se momentalisht policia ndodhet në vendngjarje për të sqaruar rrethanat.
Mësohet se i shtrirë në rrugë u gjet një 37-vjeçar në gjendje të dehur, që më pas ka ndërruar jetë.
Sipas informacioneve, ai ka ndërruar jetë teksa ka qenë duke shkuar në urgjencë.
(Balkanweb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co