
Olivier Giroud, i aktivizuar gjatë pjesës së dytë, në takimin me Holandën, u shfaq optimist në fundin e ndeshjes teksa komentoi në këtë mënyrë: E dominuam ndeshjen, pasi krijuam më shumë raste se sa kundërshtarët. Jemi pak të zhgënjyer pasi nuk i shfrytëzuam mundësitë që kishim përpara portës.
Megjithatë një pikë përballë Holandës nuk është keq. Fati i grupit mbetet në dorën tonë. Jemi të kënaqur nga performanca në përgjithësi. Pjesa më e rëndësishme është të krijojmë raste.
(BalkanWeb)
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co