
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Forumin e Dubrovnikut ka kritikuar qasjen e Bashkimit Evropian (BE) për sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.
Gërvalla ka thënë se atje ka ndodhur një akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës, derisa, sipas saj, Shtetet e Bashkuara e kanë emëruar ashtu siç është, BE nuk e ka bërë një veprim të tillë.
“Sa i përket Banjskës dhe mos dënimit të Radoiçiqit e as ndalimit të tij, do të doja të dëgjoja një koment nga z.O’Brien dhe z.Lajçak, sepse ne në Kosovë e kemi thënë qartë është akt i hapur agresioni kundër Republikës së Kosovës.
Kjo duhet të emërtohet ashtu siç është, Shtetet e Bashkuara e kanë bërë, por jo edhe Bashkimi Evropian”, ka deklaruar ajo.
Siç raportojnë mediat, Gërvalla ka thënë se qeveria e re serbe është e “kapur” nga e kaluara.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co