![Gasperini nuk e do titullin e Serisë A! Fut lojtarët rezervë në Serinë A, i hap rrugën Interit dhe Napolit 2 gasperini nuk e do titullin e serise a fut lojtaret rezerve ne serine a i hap rrugen interit dhe napolit](https://gazetasport.al/wp-content/uploads/2025/02/gasperini-nuk-e-do-titullin-e-serise-a-fut-lojtaret-rezerve-ne-serine-a-i-hap-rrugen-interit-dhe-napolit.png)
Atalanta dukej më pretendente se kurrë për të luftuar për titullin kampion në këtë sezon të Serisë A. Megjithatë zhvillimi i kompeticionit të Champions League paralelisht me kampionatin, po e dëmton shumë skuadrën e Gasperinit. Pas humbjes së padrejtë ndaj Club Brugge në fazën e parë me shifrat 2-1, trajneri i Atalantës e kishte përqëndruar të gjithë vëmendjen te ndeshja e kthimit në Champions dhe jo në takimin me Cagliarin në kampionat.
Atalanta ka bërë shumë pak sot në barazimin pa gola ndaj Cagliarit, teksa disa lojtarë kryesorë janë lënë pushim, mes të cilëve ishte edhe Berat Gjimshiti. Ndërkohë sulmuesi më i mirë i Atalantës dhe që ka më shumë gola në Serinë A, Retegui, doli nga fusha që në minutën e 56 për të pushuar. Pas kësaj gafe të madhe, Atalanta shkon 4 pikë larg Napolit të vendit të parë, por me një ndeshje më shumë të zhvilluar. Nëse Interi dhe Napoli fitojnë ndeshje e tyre, atëherë diferenca do të rritej mjaftueshëm sa për të qenë e qetë nga Atalanta. /Sport Ekspres/
Burimi informacionit @Gazeta Sport Ekspres: Lexo me shume ne : Gazeta Sport News gazeta sport news